Arrestohet tek ,"Dheu i Bardhë" një qytetar nga komuna e Bujanocit
Policia Rajonale e Gjilanit ka bërë me dije për arrestimin e një qytetari nga Tërnoci i Bujanocit, dhe se arrestimi i tij në pikën kufitare "Dheu i Bardhë", ka ndodh në bazë të një urdhërese të Gjykatës.Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës në Gjilan përmes telefonit është njoftuar nga pika kufitare ,,Dheu i Bardhë” se kanë ndalur personin F. A. (1975) me banim në fshatin Ternoc, Bomuna e Bujanocit, Republika e Serbisë dhe se pas verifikimit ne bazën e të dhënave është vërtetuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarrest .
“Patrulla Policore ka shkuar tek “Dheu i Bardhë” dhe pasi kanë marr personin e lartcekur, i njëjti është dërguar në gjykatë, ku edhe është bërë realizimi me pagesë i urdhëresës së lartshënuar”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/